Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po vijon takimet me demokratët, pavarësisht dorëheqjes nga drejtimi i partisë.
Këtë të enjte, deputeti demokrat ka zhvilluar një takim me një grup demokratësh në Lezhë. Referuar një deklarate të tij më herët, Basha u shpreh se qëlllimi i këtyre takimeve është mbajtja e fjalës së tij, ajo e bashkimit të demokratëve.
Kujtojmë se që prej dorëheqjes nga posti, Basha ka vazhduar takimet me demokratët në njësitë e kryeqytetit, pasi ka deklaruar se do të vazhdojë të kontribuojë për ringritjen e PD.