Shifra të “çmendura”, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku zbulojnë dhuratat më të shtrenjta që i kanë bërë partnereve

Aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku së fundmi i janë përgjigjur disa pyetjeve lidhur me jetën e tyre private.

Të vendosur në “karrigen” e të ftuarëve në “Zemër Luana”, kapitenët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të forta ose të pinin një shishe birre me fund. Besi dhe Olsi u pyetën për dhuratën më të shtrenjtë që u kanë bërë partnereve, cila ka qenë ajo dhe sa ka kushtuar.

Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për Eglin ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.

Ndërsa, Bes Kallaku nuk preferoi të jepte një shifër për dhuratën që i ka bërë partneres së tij të zemrës, Xhensilës, por tha se i ka dhuruar një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit.

Edhe edhe pse ai nuk e tha shifrën, në internet rezulton se ajo makinë kushton rreth 58.000 Dollarë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej