Shiti apartamentin 83 m2 dhe bleu pasuri 260 m2/ Flamur Noka, i pastrehu që kapi luksin e Tiranës

Flamur Noka u zgjodh një ditë më parë Sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Përtej çdo debati dhe mënyrën se si është zgjedhur në këtë post, Noka nuk është një emër me një CV të pastër.

Të paktën në kriterin e pasurisë, sipas dokumenteve që ka depozituar në ILDKPK çalon.

Mënyra se si ai e ka vënë pasurinë është e dyshimtë.

Ndoshta është sfiduese për SPAK-un, skema që është përdorur nga Noka për të krijuar pasurinë, por jo e pazbardhur.

Një apartament në një nga zonat luksoze të Tiranës, ngre dyshime mbi pasurinë e Nokës dhe është kambanë alarmi për SPAK-un.

Si e bleu Noka apartamentin luksoz?

Sipas deklaratave të ILDKPKI-së, ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, në vitin 2009 ka marrë një kredi si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, me vlerë 5 milionë lekë, për blerje banese, me afat shlyerje 25 vite.

Me këto para, Noka ka blerë një apartament me sipërfaqe 83.7, në Rr. “Andon Zako Çajupi”, në Tiranë.

Tri vjet më vonë, në vitin 2012, Flamur Noka deklaron shitjen e këtij apartamenti në vlerën 180 mijë euro.

Po këtë vit, me paratë e shitjes së apartamentit 83.7 m2, blen një apartament me sipërfaqe 190 m2, vlerë 151 mijë euro, në Rr. “Sami Frashëri” Tiranë.

Shiti apartamentin 83 m2 dhe bleu pasuri 260 m2/ Flamur Noka, i pastrehu që

Noka deklaron tri burime të ardhurash, si dhe blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 190 m2, vlerë 151 000 euro, Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, nëpërmjet një kontrate shitblerjeje dhe transferim kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Bëhet fjalë për një pallat të shumëdebatuar nga spektri politik për lejen e ndërtimit të dhënë nga Edi Rama, në kohën që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Leje e cila më pas u tolerua nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas ndërhyrjes së Nokës.

Në zonën ku Noka thotë se ka blerë apartamentin çmimet janë tri herë më të shtrenjta se ç’deklaron ai. Një apartament në rrugën “Sami Frashëri”, që ndodhet pranë Liqenit Artificial, me të njëjtën sipërfaqe që deklaron Noka, shkon të paktën 500 mijë euro.

Pra, bëhet fjalë për një pasuri që nuk mund ta vendosësh kurrë me të ardhurat që ai deklaron në vitin 2012 dhe as me kredi sociale.

Flamur Noka nga i pastrehë në vitin 2009, u bë patundshmëri që kushtojnë miliona lekë.

Pra, apartamentin 83.7 m2 që bleu me kredi të butë nga Enti i Banesave, përgjatë viteve 2012 dhe 2013 u bë pronar i një patundshmërie me sipërfaqe 260 m2, ku përfshihet apartamenti 190 m2 dhe garazhi si dhe dy garazhet 70 m2.

Si i pastrehë Noka blen edhe një makinë me vlerë 40 mijë euro, me burim 30 mijë euro kredi dhe 10 mijë euro nga shitja e një makine në vitin 2011.

Ndërsa në vitin 2021, Noka deklaron edhe një llogari bankare rreth 50 mijë USD.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej