Shkarkohet drejtori i Policisë Gledis Nano, ja kush e zëvendëson përkohësisht

Gledis Nano nuk do të jetë me drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ish-kreu i Antiterrorit që u emërua me bujë një vit më parë, është shkarkuar sot nga detyra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Sot, Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon reagim më të fortë dhe menaxh8im më efikas të Policisë së Shtetit.

Për momentin, detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt do ju lajmërojmë edhe për edhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, u shpreh sot Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej