Shkarkohet drejtori i Policisë Kufitare. Eduart Merkaj është larguar nga detyra që e mbante prej kohësh.
Vendimi është marrë nga kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ndërkaq është emëruar edhe zëvendësuesi i Merkajt. Saimir Boshnjaku, deri tani Drejtor i Kufirit të Tiranës, emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në vend të Eduart Merkaj.