Shkëlzen Berisha po hetohet për pastrim parash? Gazetari jep detaje për çështjen në SPAK

Disa ditë pasi mori në pyetje Shkëlzen Berishën, SPAK ka bërë një kthesë të fortë në hetimet për tragjedinë e Gërdecit, duke nisur hetimet për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”.

15 vite nga tragjedia me 26 të vdekur në Gërdec, Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, duket se është përballë hetimit të ri.

Në lidhje me këtë pedagogu Roland Qafoku theksoi se kjo çështje  ndryshon të gjithë rrjedhjen e dosjes ndërsa shtoi se duhen dhe prova.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania.

“Çdo zyrtar e shpërdoron detyrën 100 herë në 8 orarshin e punës. Akuza shpërdorim detyre është thjesht një politikë penale. Ndërsa pjesa e akuzës së re që ju thatë, është ndryshimi i rrjedhjes së dosjes që nuk është hetuar asnjëherë. Pa dyshim këtu është nën hetim djali i kryeministrit. Se sa është arritur grupi hetimor që të zhbëjë atë që se ka bërë grupi paraardhës hetimor, këtë nuk e dimë sepse duhen prova”- tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej