Të nderuar lexues të ShkodraNews pas lajmit të publikuar mbi bandën mafioze të Bajrave kemi marrë një sërë kërcënimesh me jetë. Kërcënimet kanë ardhur nga numrat +44 7365 409366, +44 7307 101058, +44 7831 067199. Këta kriminelë, vrasës, drogaxhinj, përdhunues, hajduta, zorraxhinj etj etj etj na bënë me dije se do të na e mbushin kokën me plumba, do të na vënë tritol e të tjera bla bla si këto. I sfidojmë zorraxhinjtë të vinë tek Kinema Millenium në Shkodër rreth ores 08.30-09.00 se aty do të na kenë çdo ditë duke pirë kafen, por mos të harrojne të marrin edhe ndonjë brisk me vete përveç armëve, tritolit e granatave.
Gjejmë rastin të falenderojmë përzemërsisht Zotin Altin Dumani, kryetarin e SPAK për mbështetjen dhe inkurajimin.
Lidhur me mesazhet që kanë ardhur nga burgu i Burrelit përveç se i themi të ketë kujdes sapunin e njoftojmë sa më poshtë vijon: Ne as nuk i kemi parë ndonjëherë Licët për fytyrë e jo më të marrim lekë prej tyre. Kemi parë vetëm Mustafa Licin duke luajtur bixhoz lekët e të pastrehëve dikur kur merrej me politikë ndërsa të tjerët as nuk i njohim e as të mos guxojnë të afrohen. I bëjmë thirrje Drejtorit të Policisë Shkodër Ervin Hodaj të marrë masat e duhura aty “tek vendi” sepse nuk guxojnë njerëzit as të afrohen në Kiras gabimisht se i ndjekin zagarët e paguar me motora, biçikleta deri tek shpija.
Drejtori Hodaj duhet ta dijë mirë se kur një bandë bie, një tjetër ngrihet. Dhe ne drejtor, që ta dish ti, kemi guximin të flasim e nuk heshtim e as frikësohemi se larg mendësh të korruptohemi si disa gjyqtarë për të cilët do të flasim në vijim.
Gjithashtu i nderuar drejtor ne mendojmë se përdhunuesit e Bajrave kanë rënë dhe bizneset e Shkodrës nuk duhet te frikësohen e të nënshtrohen por të marrin guximin e t’i thonë JO atyre rojeve barkderra kur të vinë në fund të muajit për të marrë gjoben.
PS: Ju kërkojmë ndjesë për fjalorin vulgar por njerëz jemi dhe ne e kemi emocionet tona në përballjen me zorraxhinjtë që shkelin ligjin, shkelja e këtij të fundit është e vetmja gjë që na frikëson./ShkodraNews