Shkodrani në SHBA bën thirrjen: Me 14 Maj jepini një shuplakë këtij rregjimi mafioz

Une Edmir Brahimi nepermjet ketij shkrimi dua te njoftoj se ndodhem ne SHBA. Pas shume sakrificash 6 vite larg familjes me ne fund u bashkova me bashkshorten dhe dy djemte e mi. Jam larguar nga Shqiperia per arsye sepse jeta ime dhe e familjes time u vu ne rrezik nga njerez te pushtetit sepse ne ishim mbeshtetes te partise demokratike.

Marr shkas te bej kete shkrim nga skandali i fundit qe eshte zbuluar, ndermjet kryeministrit Shqiptar Edi Rama dhe agentit te FBI McGonigol.Me keqardhje konstatoj se regjimi I tanishem i Partise Socialist ne pushtet, ashtu edhe gjate kohes kur une u largova ne vitin 2018 dhe para, qe ne momentin qe kane ardhur ne pushtet vazhdon qe te varferoje me teper shgiptaret dhe ti detyroje ata te largohen nga Shqiperia. Me vijen keq sepse korrupsioni dhe krimi I organizuar nen drejtimin e partise socialiste dhe regjimit aktual vazhdon qe te rritet dhe te. jete shkaku kryesor i largimit nga Shqiperia te shqiptareve pasi ne Shqiperi cdo gje funksionon dhe eshte ne sherbim te PS dhe militanteve te saj. Kam ndjekur me vemendje skandalin e djegesve te plehrave dhe korrupsionin e qeverise se PS te drejtuar nga Edi Rama.

Megjithese provat kane dale dhe jane bere publike se numri dy i Qeverise se Z. Rama, Z. Arben Ahmetaj ka perfituar financiarisht nga koncesionent e djegesve te plehrave, perseri dhe sot ai dhe bashkepuntoret e tij nuk jane thirur para drejtesise per shkak te mbrojtjes qe ata kane nga Partia Socialiste. Me milone euro jane viedhur dhe vidhen cdo dite nga skandali I koncesioneve te plehrave te cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptare ndersa Qeveria ben te paditurin dhe vete Rama deklaron Se pergjegjesia eshte individuale kur Z. Arben Ahmetaj eshte nje nga bashkepuntoret e tj me te ngushte dhe njeri fuqishem ne Partine Socialiste dhe tani qe ai nuk eshte me zevendes kryeminister. Po ashtu ashtu sic permenda dhe me siper skandali I diteve te fundit lidhur me ceshtjen e ish fuknsonarit te larte te FBI ne Amerike konfirmon se PS dhe lideri saj vazhdon qe te qeverisin Shqiperine me moton qe te vjedhin cdo dite sa me shume dhe te asgjesojne opoziten ne Shqiperi.

Nderkombetaret qe jane ne Shqiperi nuk duhet te heshtin por te mos vazhdojne ta mbeshtesin kete qeveri te korruptuar dhe qe shkel lirine e fjales dhe te opozites cdo dite dhe po e cpopullon cdo dite vendin.Qyteti im Shkodra vazhdon te ndeshkohet nga Qeveria Socialiste duke iu mbajtur fondet dhe duke u lene menjane nga programet e ndihmes.

Prandaj nga ky shkrim dua ti bej thirrje te gjithe bashkqytetareve te mi, te gjithe demokrateve te shqiperise, te gjithe mbeshtetesve te Partise Demokratike te Shqiperise te mbeshtesin fuqishem protestat qe ka ndermarre opozita keto dite, gjithashtu I bej thirrje gjithe Shqiptareve kudo qe votojne qe me 14 Maj te votojne kandidatin e Partise Demokratike dhe ti japin nje shuplake ketij rregjimi mafioz dhe imoral. Dt 15 02. 2023.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej