Shoferja hyn kundërvajtje në autostradë dhe përplaset kokë më kokë me një motor, dy të vdekur

Tragjedi me dy të vdekur në Autostradën Kombëtare Athinë-Korinth , pas përplasjes së një makine me një motoçikletë.

Sipas mediave greke aksidenti ka ndodhur në kilometrin 370 të rrugës së re kombëtare Athinë-Korinth. Një drejtuese e moshuar dyshohet se po drejtonte një makinë dhe ka hyrë në autostradën kundravajtje,  në drejtim të Korinthit, ku është përplasur me një drejtues motori.

Si drejtuesi i motoçikletës ashtu edhe drejtuesja femër e makinës mbetën të vrarë, ndërsa pasagjerja e makinës u plagos. Rruga nacionale në rrjedhën e sipërme të Korinthit është mbyllur.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej