Shpallet zyrtarisht Mbret, Charles III: Jam thellësisht i vetëdijshëm për detyrat

Tanimë zyrtarisht mbret i Britanisë së Madhe, Charles III, në deklaratën e parë zyrtare në Këshillin e Aderimit, e nisi fjalën duke folur për vdekjen e “nënës së tij të dashur, Mbretëreshës”:

“E gjithë bota më ka shprehur përkrahjen dhe dhimbjen për humbjen që kemi pësuar të gjithë.”

Charles u shpreh se është ‘thellësisht i vetëdijshëm për detyrat’ ​​që ai duhet të kryejë tani.

“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen dhe përkushtimin e saj.

Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e mëdha të sovranitetit që kanë kaluar tani mbi mua.

Ai ka falënderuar dhe bashkëshorten e tij Kamila.

“Jam thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, tha Charles.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej