Shpërthen ish-deputeti: Rama e bën amnistinë fiskale për llumin e shoqërisë, kriminelët

Nga Myslim Murrizi

Nëse miratohet amnistia fiskale atëherë përse duhet të paguhen një tufë fundërrinash tek drejtoria e pastrimit të parave?

Për çfarë duhet të ekzistojë ky institucion që është përdorur si gjobëvënës dhe si një institucion që ka menduar se ‘tremb’ politikisht njerëz që nuk janë brenda stanit të fëlliqur të atyre që emëruan dhe mbajtën në krye të këtij institucioni një fundërrinë drejtor????

Po institucioni ILDKPI-së çfarë pune do bëj kur shoh që në debatet për të hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka, media pranë qeverisë nxitojnë të nxjerrin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të rastit Valentina Leskaj që deputeti dhe çdo i zgjedhur me të drejtë nuk mban përgjegjësi për familjarët.

Atëherë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe për deklarim deri në 2 milion euro të çdo familjari të njerëzve të pushtetit nuk ka asnjë mundësi frenimi që qeveritaret nëpërmjet familjarëve të tyre mund të pastrojnë mbi 10 milion euro me këtë ligj të amnistisë.

Pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka gjetur zbatim për qytetarë të tjerë që me ligjin bastard të OFL-së janë penalizuar se kanë patur një familjarë të dënuar para shumë kohësh???

Po sipas këtij vendimi të drejtë të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Zj. Leskaj, pse janë larguar nga drejtësia me qindra prokuror e gjyqtarë se kanë patur njerëz të largët të familjes me pasuri të pa justifikuar ose me precedentë penal???

Meqenëse ky vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese për rastin Leskaj merret si model pozitiv për të mbrojtur Zj. Xhaçka, atëherë pse SPAK-u dhe gjykata e posaçme sekuestrojnë pasuritë e deputetit të Beratit, Kasem Mahmutaj?????

Pas të gjitha këtyre pikëpyetjeve mbi shumë çështje që janë trumbetuar me të madhe si arritje të drejtesisë se re, për çfarë bëhet amnistia dhe kujt i shërben në këtë kohë????

Unë nuk besoj që ka fermerë, biznese të vogla, punëtorë në sektorin privat apo shtetëror, mësues, polic, infermier, emigrant që bëjnë llaç, emigrant që vjelin ullinj, pjeshka, mollë, korrin kërçop, vjelin domate apo bëjnë mure tullë, suvatime, punime hidraulike dhe elektrike në çdo cep të globit që paskan 2 milion euro pa deklaruar

Atëherë cila kategori përfiton nga kjo amnisti fiskale???????

Besoj qe kjo amnisti bëhet vetëm për llumin e shoqërisë Shqiptare dhe kryellumhanet që kanë qeverisur këtë vend prej 30 vitesh.

Dhe doli nga sirtari i qeverisë si shenjë presioni ndaj BE-së pas dështimit të para dy ditëve në Bruksel për mos çeljen e negociatave për anëtarsim në BE, sepse BE e ka kundërshtuar këtë amnisti fiskale që është as më shumë e as me pak, një pastrim i parave të botës së krimit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej