Shpërthim tritoli tek një biznes në Durrës

Shpërthim me lënde plasëse në një dyqan rrobash në Durrës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 7. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases me inicialet J. K.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej