Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një sasi tritoli shpërtheu pranë një banese në Tiranë. Lënda plasëse u vendos në verandën e shtëpisë që ishte marrë me qira nga Demir Cara, në të cilën fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve, raportohet se banesa është në pronësi të shtetases Zenepe Kamena, e cila ndodhet jashtë vendit. 34 vjeçari Demir Cara, i cili punon në ndërtim, ka gati një vit që e ka marrë shtëpinë me qira ndërsa ka dëshmuar se ky kërcënim nuk ka të bëjë me familjen e tij pasi nuk ka konflikte me askënd.