“Shpikja socialiste” në Shkodrën e 2022-it!

Kushdo që ka mësuar emrat e fituesve të garës për kryetar të partisë socialiste në 61 bashkitë e vendit është surprizuar jo pak kur ka parë që në një pjesë të tyre nuk ka patur një por dy emra kryetarësh, që të majtit e quajtën “bashkëdrejtim”.

Pjesë e kësaj skeme ishte edhe Shkodra me dy kryetar, njëri që është emri i besuar i drejtueses politike Edona Bilali, e tjetri i pjesës që nuk është tek ky rreshtim, por që nevojitet si njeriu që mund të “sheshojë” pakënaqësitë.

Paradoks tipik i shpikjeve shqiptare, ku nga një degë pa kryetar, shkon tek dy emra që caktohen të drejtojnë një strukturë sa të përçarë aq edhe të zhytur në konflikte mes vetes, për shkak se pushteti 9 vjeçar nuk ju dha të gjithëve pjesa nga torta e pritur.

Nëse hyjmë të analizojnë produktin që doli nga procesi fasadë i ndërmarrë prej socialistëve, fare mirë e kupton se gara i kishte emrat e paracaktuar dhe e gjitha që ndodhi në afro 2 muaj, ishte shumë zhurmë për asgjë.

Një nga emrat e konfirmuar sic është rasti i zonjës Dodaj, njeri i afërt i Edona Bilalit, u denoncua përpara se të ndodhte nga një prej kandidatëve në garë, Arbis Vjerdha konkretisht.

Ndërsa kryetari i dytë i partisë, Hilmi Lakti erdhi si pjesë e lobimeve të brendshme për të patur një zë më të pjekur në radhët e partisë, ndonëse pa një përvojë drejtimi në këtë strukturë të madhe sic është PS e Shkodres.

Tek socialistët në masë kjo përzgjedhje ka lënë jo pak shije të hidhur, sepse ato që e cilësojnë veten si veteranët e socialistëve në Shkoder, akuzojnë se pjesa e qytetit është lënë jashtë drejtimit, duke ju referuar angazhimit dhe prejardhjes së dy kryetarëve.

Ky fakt siç duket nuk është peshuar sa dhe si duhet nga ata që e ndërmorën dhe finalizuan këtë proçes. Do të mbetet për tu parë se si do tu shkojë ky drejtim socialistëve të Shkodres që bëhen gati për betejen e re, atë të 2023-it, ku sërish në lojë është bashkia Shkoder, institucion që asnjëherë nuk e gëzuan ta qeverisnin prej 30 vitesh procese zgjedhore./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej