Shqipëria, e 4-ta në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit.

Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se kjo renditje tregon  rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022.

Shqipëria ka një përmirësim me +11% nga viti 2019.

“Mirëmëngjes me lajmet e mira që sjell Organizata Botërore e Turizmit , e cila e rendit Shqipërinë të katërtën  në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Sezoni turistik u karakterizua nga numër i lartë vizitorësh. Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Shqipëria, e 4-ta në botë për rimëkëmbjen e

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej