“Shqiponjat” prangosin tre të rinjtë në Vlorë, mbanin armë në makinë

Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi kanë qenë duke lëvizur me makinë në qytet dhe me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë poseduesi i armës, Joni Sadikaj dhe dy shokët e tij për Ergest Sina dhe Indrit Sina.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin Ergest Sina dhe me pasagjerë shtetasit Indrit Sina dhe Joni Sadikaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Joni Sadikaj, shërbimet i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ergest Sina dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi Indrit Sina kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last night”. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Joni Sadikaj, 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
  • Ergest Sina, 31 vjeç dhe Indrit Sina, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin Ergest Sina dhe me pasagjerë shtetasit Indrit Sina dhe Joni Sadikaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Joni Sadikaj, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ergest Sina dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi Indrit Sina kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej