“Shtatori është shumë vonë”, Zheji zbulon prapaskenat, tregon strategjinë e Ramës për t’i mbyllur gojën Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Analisti Artur Zheji ka folur mbi situatën brenda PD-së, përplasjet mes palëve por dhe me mazhorancën. Zheji tha se tashmë lufta e brendshme mes palëve është spostuar në Kuvend.

Mes të tjerash ai tha se tashmë Rama po përdor atë që është pika e dobët e Berishës, vendimi për shpalljen non-grata nga DASH.

Zheji: Lufta e brendshme mes dy palëve, Berishës dhe Alibeajt, është topitur, është spostuar në Kuvend. Ai është një lider i një parti e të, ose kthim i ri i Berishës. Rama është i vrazhdë, duke sulmuar doktorin atje ku i dhemb më shumë kur thotë; nuk flas me ty se ti je non-grata. Kjo çështje jep klikime, por jo opozitarizëm.

Këtë simbolikë për ‘s’ka pasqyrë’ është e rëndë. Nuk shoh që opozita të ketë platformë, të ketë agun e një force, lindjen e saj. Nuk shoh se po rritet. Nuk shoh që ka bashkim mes një grupi deputetësh dhe pjesës tjetër. Po bëhen zgjedhjet dhe praktikisht ishte më koezion gjatë foltores se sa tani që misioni u krye. Kjo e shoh, doktori e ndjen më shumë se ne, se ka instinktin e liderit të racës, se shtatori është vonë për të filluar protestat.

Ofendimet dhe përplaset e mazhorancës me opozitën kanë qenë destruktive. Djegia e mandateve nuk ishte teori konspirative e studiuar për t’i falur mandatin e tretë Ramës. Ishte acarim i Berishës dhe i Bashës. Dhe kjo ishte me të drejtë, pasi doktori nuk merrte dot fjalën për procedurë për rastin e presidentit. Ndaj ai doli jashtë të bëjë në këtë rast replikën e tij para mediave. Ndaj acarimi është i madh dhe bashkëjetesa në atë parlament është e vështirë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej