Të gjitha shërbimet online në faqet qeveritare vazhdojnë të jenë jashtë funksioni.
Kështu, pas Kryeministrisë, AKSHI-t, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, duket se është “infektuar” edhe Kadastra.
Kjo e fundit njofton qytetarët për bllokimin e punës për shkak të sulmit kibernetik mbi shërbimet online.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton qytetarët se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.
“Të nderuar Qytetarë!
Sikurse jeni në dijeni, Platforma Qeveritare po përballet me sulme kibernetike nga jashtë vendit.
Të ndodhur në këtë situatë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me keqardhje Ju bën me dije, se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”-thuhet në njoftim.