Shtohet oreksi i prokurorëve për të zëvendësuar Arben Krajën/ 4 emrat që lakohen

Javën që vjen Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë garën për kreun e SPAK-ut.

Konfirmimi ka ardhur nga Alfred Balla, kreu i KLP-së, i cili ka përmendur datën 16 shtator për nisjen e këtij procesi.

 “Drejtuesi aktual i Prokurorisë së Posaçme përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe ne kemi detyrimin si Këshill që 3 muaj para përfundimit të hapim garën. I bie që javës tjetër, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit që kemi fiksuar në datë 16 shtator, një nga pikat në rendin e ditës do të jetë edhe hapja e garës për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, ka thënë Balla.

Ndër të tjera ai ka radhitur kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për të zëvendësuar Arben Krajën.

“Kuptohet që kandidatët që kanë më shumë eksperiencë në drejtim, sepse mundet të jesh një prokuror i mirë nëse nuk je menaxher i mirë i një zyre. Kandidatët që kanë spikatur me punën e tyre.

Ata që kanë një figurë edhe mediatike dhe marrëdhënien me median dhe publikun për aq sa i takon. Kandidatët që kanë eksperienca në hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh në përzgjedhje”, ka thënë  ai.

Siç ka raportuar më herët CNA.al, në SPAK  janë dy kandidatë që e synojnë këtë post, Klodian Braho dhe Altin Dumani.

Këta prokurorë janë dy emrat që janë lakuar fillimisht.

Me kalimin e kohës, duket se janë shtuar edhe kandidatura të tjera, si Edvin Kondili dhe Adnan Xholi./CNA.al

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej