Vendimi i pushimit të çështjes është në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe gjithë pukianët janë të njohur me këtë fakt. Pyetja në këtë rast është: Pse apo kë kërkon të mashtrojë Gjon Gjonaj?!
Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin shumë larg një procesi demokratik, pasi për herë të parë pas rënies së komunizmit, ato u zhvilluan pa opozitën. Sidoqoftë, mungesa e kundërshtarëve politikë në fushën e lojës duket se nuk i ndali socialistët që të kandidonin llumin për kryetar Bashkie, dhe sa herë që do t’u dilnin “lakrat rrugës”, Edi Rama ishte i prirur të respektonte me forcë “KODIN E HESHTJES” për këdo të kapur nga dekriminalizimi; teksa në pikën kritike, kur s’kishte më kthim pas, deklaronte se “nivel politik përgjegjësia është personale”.
Kështu bëri me Valdrin Pjetrin e Shkodrës, Agim Kajmakun e Vorës, apo një tjetër peng të krimit dhe korrupsionit, si Fatos Tushe,,, ndërsa listës me “të dalluarit” e partisë të ka emëruar në pushtetin lokal, siç shihet në prag fushate, do t’i shtohet një tjetër kryebashkiak.
Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonajn. Milionat e pajustifkuara duket se nuk janë problemi i vetëm për Gjonajn. Sipas disa materialeve të siguruara nga Pamfleti, ndaj kryebashkiakut në largim të Pukës rëndojnë një sërë shkeljesh, të cilat mazhoranca socialiste duhet t’i kishte marrë parasysh para se të merrte vendimin për të kandiduar një figurë “të njollosur”.
Burime për Pamfletin bëjnë me dije se, Gjonaj është ndaluar nga policia gjatë viteve 1992-1993 për “armëmbajtje pa leje”, por ky detaj nuk është evidentuar në formularët e dekriminalizimit. Kreu i Bashkisë Pukë nuk ka deklaruar ndalimin nga Policia në fillim të viteve ’90 për mosdorëzim të armës pistoletë në asnjë nga dy formularët e vetëdeklarimit: qoftë atë me numër unik 205 dhe numër protokolli 4826 datë 29.04.2016, apo atë me numër unik 3224 datë 13.05.2019.



Vendimi i pushimit të çështjes është në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe gjithë pukianët janë të njohur me këtë fakt. Pyetja në këtë rast është: Pse apo kë kërkon të mashtrojë Gjon Gjonaj?! Sipas një ligji të vitit 2015, i krijuar për të ndaluar kriminelët e dënuar të mbajnë funksione publike, kandidatët zgjedhorë duhet të plotësojnë një formular dekriminalizimi ku deklarojnë nëse janë dënuar apo jo ndonjëherë për një krim. Paraqitja e një deklarate të rremë në vetvete është krim dhe Gjonaj me mosdeklarimin e ka shkelur këtë ligj.
Së dyti, krahas mashtrimit me formularët e dekriminalizimit, mister mbetet edhe arsimimi i kryebashkiakut socialist të Pukës. Në jetëshkrimin që Gjon Gjonaj i bashkëngjiti formularit të vetëdeklarimit më 2019-ën, kur kandidonte për mandatin e dytë si kryetar Bashkie, shkruan se ka mbaruar arsimin e lartë tek ekonomiku por si korrespondojnë vitet.
Kryebashkiaku pretendon se ka kryer një fakultet të dytë tek Universiteti Ekonomik i Tiranës për një periudhë 3-vjeçare, në vitet 1983-1986, kur dihet faremirë se sistemi i arsimit të lartë në këtë kohë ka qenë 4-vjeçar dhe nuk kishte master. Studime të dyta me afat 3-vjeçar para viteve ’90, lejoheshin vetëm në shkollën e Partisë.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: Pse PS vijon të riciklojë në radhët e saj për dy mandate rresht ish-enverist. Megjithëse, në aspektin programativ është vështirë dhe gati-gati e pamundur të gjesh “të majtën” te PS, pasi në përpjekje për të ndjekur trendet e fundit kemi lëvizje politike (pasi idetë kanë vdekur) shumë larg spektrit politik të së majtës; sërish përbën krim të mbledhësh pranë vetes ish-shërbëtorët e partisë,,, thënë kjo teksa flasim për dekriminalizim dhe despiunizim të politikës.
Cili është shembulli që u jep shqiptarëve si forcë politike?
Dhe së fundmi, për ta kompletuar “buqetën” e bëmave të kryebashkiakut të Pukës, ndaj Gjonajt ekziston një kallëzim penal për “shpërdorim detyre” në SPAK, por që Prokuroria e Posaçme ka pezulluar “pa zë” hetimet në 2019-ën.
Në kallëzimin penal të datës 21 nëntor 2019, kallëzuesi kërkon verifikimin dokumentimin dhe ndjekjen penale te kryetarit të Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj “për mashtrim me formularin e vetëdeklarimit, rendori 5 i çështjeve, faqe 6. Kallëzimi është regjistruar në SPAK, me procedimin penal Nr. 124 datë 14.04.2020 dhe çështja është në proces hetimi për “shpërdorim detyre” pa asnjë emër të regjistruar.”/ Pamfleti