Silvinjo ul në stol Uzunin dhe i beson Kristjan Asllanit, formacioni i mundshëm kundër Çekisë

Kombëtarja do të luajë një nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese të “EURO 2024”. Kuqezinjtë do të sfidojnë Çekinë në “Fortuna Arena” duke nisur nga ora 20:45. Një duel që do të vendosë për “kokën” e grupit, pasi dy ekipet në renditje i ndan vetëm 1 pikë, me çekët që udhëheqin me 7 të tilla.

Silvinjo mbrëmjen e djeshme ka dhënë edhe direktivat e fundit në Pragë, ndërsa ka skicuar edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë për të tentuar 3 pikët. Braziliani do të luajë me skemën 4-3-3, ndërsa lojtarët që do hidhen në fushë janë të njëjtë si ndaj Ishujve Faroe.

Dilema më e madhe mbetet krahu i majtë i sulmit, ku ka një balotazh mes Taulant Seferit dhe Myrto Uzunit, por ish-i i Tiranës është më i avantazhuar për ta nisur nga minuta e parë.

Nuk ndryshon as qendra e mbrojtjes me dyshen Gjimshiti-Ismajli. Në mesfushë kishte jo pak dilema, por Silvinjo pritet t’i besojë të njëjtëve lojtarë si ndaj Ishujve Farore, Bajrami-Ramadani dhe Kristjan Asllani.

Nëse nuk ka ndryshime në momentet e fundit, edhe sulmi mbetet i njëjtë, i formuar nga treshja, Seferi, Cikalleshi dhe Jasir Asani. Ky është një perceptim i krijuar nga seancat e fundit stërvitore, por tekniku brazilian i kuqezinjve ka vërtetuar se në fund mund të ndryshojë, fundja trajneri ka në dispozicion një grup të plotë dhe me shumë cilësi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej