Sirena sulmi në të gjithë Ukrainën, Zelensky i drejtohet kombit: Armiku e ka kuptuar që jemi më të fortë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në orët e vona se sirenat e sulmit ajror po dëgjohen në të gjithë vendin.

“Okupatorët po e kuptojnë se ne gradualisht po bëhemi më të fortë dhe qëllimi i terrorit të tyre është shumë i thjeshtë, të bëjnë presion mbi ne, të bëjnë presion mbi shoqërinë tonë, të frikësojnë njerëzit, të shkaktojnë dëm maksimal në qytetet e Ukrainës, të paktën ndërsa terroristët rusë janë ende të aftë ta bëjnë këtë”, tha ai në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Ai u bëri thirrje ukrainasve që t’u kushtojnë vëmendje sirenave të sulmit ajror dhe të kërkojnë mbrojtje.

Sirenat janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të shtune në të gjithë Kievin, ndërkohë që Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa në qytetet ukrainase.

Të paktën 34 persona janë vrarë në tre ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej