Komandanti i forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovin, u shpreh se situata është shumë e tensionuar. Komandanti shtoi se po bëhet evakuimi i civilëve në Kherson. Sipas tij, forcat ukrainase sulmojnë pozicionet e forcave ruse.
“Veprimet e mëtejshme në Kherson do të varen nga zhvillimet taktike dhe ushtarake të situatës, gjë që nuk është e lehtë. Nuk do të përjashtohen vendimet e vështira,” tha ai.