Skandal/ Në Greqi në gjyq, Genti Gazheli promovon në poste drejtuese zyrtarët që janë në hetim për kontrabandë

Një skandal është zbuluar në doganat shqiptare, ku drejtori i përgjithshëm Genti Gazheli ka promovuar në detyrë zyrtarë që janë duke u hetuar për kontrabandë dhe krim të organizuar nga drejtësia Greke.

Bëhet me dije se Artur Sejati me detyrë aktuale drejtor i hetimit doganor rezulton se është në ndjekje penale nga drejtësia greke, pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë janë ndaluar nga policia në 30 qershor të vitit 2016, teksa shoqëronin dy kamionë me mallra të grabitura në vendin fqinj.

Mbi Sejatin rëndojnë akuza të rënda si ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhje në bashkëpunim me shuma të rënda dhe kontrabandë. Po duket se ky nuk është një problem për Gazhelin nuk është një problem që të promovojë në detyrë Sejatin.

Përveç drejtorit të hetimit doganor, nën hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të doganave, Klandi Malaj, Mirel Beshiku dhe Elton Gishti, shkruan “Ballkan ëeb”.

Mirpëpo edhe këta zyrtarë muajt e fundit janë emëruar në detyrë. Klandi Malaj, nga specialist hetimi është emëruar në 20 prill të këtij viti përgjegjës i zyrës së Hanit të Hotit.

Po në 20 prill të këtij viti Elton Gishti nga specialist hetimi është emëruar përgjegjës i zyrës mjaft të rëndësishme të sheshit të trageteve në Durrës. Ndërsa Mirel Beshiku me urdhër të Genti Gazhelit me 27 qershor të 2022 nga përgjigjes sektori të drejtoria e tarifës ka kaluar specialist tek zyra e mbikëqyrjes te magazinave fiskale në Fier.

Artur Sejati së bashku me personat e tjerë të cilët në momentin e ndalimi kanë deklaruar se janë punonjës dogane, shoqëronin kamionë me makineri bujqësore, traktorë, pajisje elektroshtëpiake dhe sende te tjera, te cilat pasi vidheshin ne Greqi shiteshin në Shqipëri.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej