Skandali i parave të Katarit vjen edhe në Shqipëri

Këto ditë në Parlamentin Europian u hap skandali i madh i “Katar Gate”, ku parlamentarë e lobistë ishin paguar frikshëm që të flisnin mirë për emiratin e vogël të Gjirit Persik. Përkatësisht Katarin, për të cilin në politikën botërore e kanë quajtur prej vitesh “delja e zezë” e Lindjes së Mesme. Pasi paratë nga Katari shpesh kanë financuar terrorizmin; sollën në krye të Egjiptit Vëllazërinë Muslimane; në Turqi Erdoganin, të cilin ata e mbajnë në pushtet për të sulmuar vendet e tjera të Gjirit.

Eurodeputetja greke e PASOK u kap me 750 mijë ‘cash’ në shtëpi, një ish-europarlamentari italian ju gjetën 800 mijë Euro në banesë, ndërkohë që u vërtetua se kishte shpenzuar 100 mijë euro vetëm për një palë pushime. E të tjera pa fund…

Po në Shqipëri a ka shpenzuar Katari?

Natyrisht që ka shpenzuar dhe ka vite që e bën këtë në mënyrë të vazhdueshme. Katari ka tentuar gjithmonë njerëz me influencë dhe në nivele të larta. Mjafton të shohësh iftaret që shtrohen gjatë Ramazanit në hotelet luksoze nga disa shoqata fetare, të cilat financimet i marrin nga Katari.

Aty ndodhet elita e lartë e politikës: nga fëmijët e Sali Berishës, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, por edhe deputetë, biznesmenë të njohur, gjyqtarë, prokurorë, gazetarë e moderatorë.

Katari ka financuar për investime publike, ka dorë direkt në një pjesë të parave tek shtëpitë e tërmetit, nëpërmjet Bankës Islamike.

Po përse i derdh lumë paratë Katari në Shqipëri, kur pesha e saj është kaq e vogël?

Çfarë mund t’i sjellë Tirana Dohës?

Nëse kjo pyetje bëhej disa vite më parë, mund të dukej naïve, por sot jo. Edi Rama përshembull nuk është një kryeministër i ri pa peshë. Mjafton të dëgjosh fjalët që thuhen për të. Ai është sot një nga njerëzit që ka qëndruar në pushtet më gjatë në Europë, e si i tillë edhe influenca e tij është mjaft e madhe; kontaktet, lidhjet, lobimet, afërsitë me korridoret e lobimit.

E pastaj vjen e bëhet më i dobishëm për bamirësit që kanë paguar ‘qimet e kokës’ për ta mbajtur në pushtet. Katari është një vend shumë i pasur, ai renditet në krye të listës së vendeve më të pasura të botës. Pra kanë aq shumë para, sa mund të bëjnë ç’të duan. E siç dihet kanë blerë një sasi të konsiderueshme pronash në Europë. Siç kanë financuar Erdoganin në Turqi dhe të ‘birin’ në Tiranë. Nuk mbinë kollaj shtëpitë e Thumanës apo të Fushë- Krujës, siç dhe nuk ka shumë mistere për paratë që mburret sheiku i Dubait se i ka në xhep e do t’i investojë për Portin e Durrësit. Po pallatet që u shitën pa u nisur punën kush i ka blerë?

Mjafton të ndjekësh paratë e shkon direkt te “delja e zezë e Gjirit Persik”. Kur sheh që ato para i kanë marrë francezët, italianët, grekët etj, nuk ka shumë ndjeshmëri tek ne, pasi mund të thonë “rëndësi ka të vijnë paratë”. Po a janë investuar aty ku duhet, apo thjesht po blejnë influencë, tokat e arta në Durrës dhe po mbajnë në pushtet ca ‘erdoganër’, që do pjellin të tjerë e të tjerë?!/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej