Skandali me kioskat e kredive/ Institucionet e pranojnë se vidhen qytetarët, por e cilësojnë të ligjshme

Nuk kanë fund skandalet me institucionet e mikrokredisë në vend. Dy ditë më parë “Pamfleti” tregoi se në vendin tonë operonin plot 38 kompani që japin kredi me interesa super të larta dhe rrjepin qytetarët pak e nga pak. Këto kompani jo vetëm që nuk ndëshkohen, por madje mbështeten nga institucionet. Vetë Banka e Shqipërisë i inkurajon këto kioska kredish, ndërkohë që palë janë bërë dhe institucionet e tjera.

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një auditimi për piramidat financiare si “Fondi Besa”, Iute Credit”, etj, dhe pavarësisht se e pranon se kanë pozitë dominuese në treg dhe japin kredi me interes shumë të larta, shprehet se ato janë në përputhje me ligjin.

Nga vlerësimi i strukturës së tregut, pjesës së tregut, barrierave ligjore dhe ekonomike për hyrjen në treg, nivelit të konkurrencës aktuale si dhe zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 9121/2003, rezultoi se: a. FONDI BESA SHA ka një pozitë dominuese në tregun e kredisë; b. IUTE CREDIT ALBANIA SHA ka një pozitë dominuese në tregun e mikrokredisë; c. TIRANA FACTORING & LEASE SHA ka një pozitë dominuese në tregun e faktoringut…. Pavarësisht nga zotërimi i një pozite dominuese, nga vlerësimi i sjelljes së ndërmarrjeve lidhur me normat e interesit, komisionet, si dhe penalitetet e aplikuara rezulton se sjellja e tyre nuk bie në kundërshtim me dispozitat e nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003”, theksohet në konkulzionet e Konkurrecës, të publikuara në raportin vjetër të dorëzuar në Kuvend.

Autoriteti i Konkurrencës është mjaftuar me një rekomandim ndaj Bankës së Shqipërisë që të rrisë kontrollet mbi institucionet financiare jo banka. Ndërkohë dihet që “IuteCredit” me shokë jo vetëm që kanë interes super të lartë, por kërcënojnë dhe shantazhojnë qytetarët se do u bllokojnë llogaritë dhe do u marrin pronat nëse nuk shlyejnë detyrimet. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej