Skema e evazionit fiskal, Shehaj: Dyshoj se pronarët janë dy, të gjitha letrat kanë dalë nga një zyrë

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj dyshon se skema e evazionit fiskal me dhjetra kompani fiktive, është ngritur nga të paktën dy persona të vetëm.

Shehaj thotë se të gjitha letrat, faturat dhe transaksionet kanë dalë nga një zyrë e vetme. Ajo u shpreh në emisionin “Open” se SPAK-u nuk ka vepruar pavarësisht se denoncimin e ka bërë që në muajin mars.

“Unë mendoj që janë dy persona, po të shohësh i bashkon Kombinati për shembull. Fiktivët janë dy njerëz që kanë krijuar këtë skemën dhe është një zyrë që ka prodhuar të gjitha letrat. Këtë denoncim unë e kam bërë që në mars, dhe kuptohet se është e njëjta firmë në të gjitha letrat.

Kur ne i kuptojmë këto, më habit si nuk i kupton prokuroria. Kemi që në dhjetor që është arrestuar Lefter Koka dhe nuk pashë që SPAK të bënte ndonjë veprim. Kjo kompani që të shesë duhet të ketë inventar, ai ka blerë domate dhe ka shitur inerte në këtë vlerë. Problemi këtu i nderuar është që nuk ka vetëm mashtrim me TVSH-në”, u shpreh Shehaj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej