Skemat “e djegura” të Ramës për t’u shfaqur si lider transformues

Nga Irena Beqiraj

Dje vonë lexoja lajmet për mbledhjen e Asamblesë së e Partisë Socialiste në 4 Shtator. Kudo flitej për të larguarit e mundshëm nga qeveria, edhe jo pa të drejtë. Deviza që ofron sot Partia Socialiste është individi.

Aty flitet për përgjegjësi Individuale ndërsa vizionari i cdo reforme është po ashtu një individ, Lideri.

Përshembull, ndërsa largpamësia e tij, e kishte përgatitur Liderin edhe për rezultatet e hidhura të reformës në drejtësi edhe brenda të majtës, kjo largpamësi u mungoi bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë, të cilët “hengrën” mollë, dardha, e mandarina pas krahëve të tij edhe të partisë. (Dhëntë zoti të ketë lenë ndonjë kokërr portokalle akoma ne pemë.)

Nuk ka nevojë për ndonjë aftësi të madhe intelektuale, për të vëzhguar mënyrën sesi funksionon mazhoranca . Ajo është sot një grup partiak funksional, shumë larg të qenit një grupim partiak efektiv .Praktikisht komoditeti i dakordësisë pa asnjë debat, është i pa rezistueshëm në grupimin funksional socialist. Kërkesa “e familjes së madhe” ndaj çdo anëtari është dakordësia, edhe anëtarët duhet të jenë të gatshëm të ofrojnë vetëm atë.

Asambleja apo kryesia funksionale socialiste janë sot “buqeta” me profile të heshtura anëtarësh, të cilët pranojnë pa ekuivok si informacionin më të drejtë, njohurinë më të saktë, apo vendimmarrjen me të mirë atë që ofron lideri. Duke mos ushtruar fjalën, anëtarët e familjes socialiste kanë hequr dorë nga ushtrimi i të menduarit. Pamundësisë për të qenë të lirë, i kanë veshur ” kostumin” e mirënjohjes ndaj liderit dhe familjes socialiste.

E pra në 4 Shtator, kuriozitetit të publikut, ankthit të antarëve të qeverisë , edhe suspancës cudia do të zgjat vetëm disa orë , Asgjë nuk ndryshon më dot . Ministrat që mund të lenë zyrat , do të varin një fotografi tek muri i ministrive, si e vetmja shenjë për t’u mos harruar nga njerzit me të cilët punuan .

“Fatlumët” që do të hyjnë njësoj si ato që ikin nuk do të duhet të shohin asgjë tjetër vec dritë të shkëlqyer, do të duhet të bëjnë atë që u kërkohet , edhe ato më eficentet në përmbushjen e detyrave kanë më shumë shanse që një ditë të mbajnë “përgjegjësi” individuale.

A ka ndonjë rendësi , a do jetë Bora apo Edona ministre? Apo kush do te zëvendësojë Delinën, Oltën, apo Fridën? A di më njeri ku ndodhet Gent Cakaj, ministri ynë i Jashtëm edhe sekretari i përgjithshem i rinisë së partisë socialiste?

Fryma brenda te majtës tregon që emrat janë tëresisht të parëndësishëm. Ato nuk i interesojnë më as asamblesë socialiste. Ndryshimi i tyre është e vetmja mundësi që lideri dominues ka për tu përshfaqur si lider transformues.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej