“Skifteri” i dhunshëm hyn në banesë, rreh çiftin, merr paratë dhe zhduket. Reagon Policia

Një grabitës ka hyrë me dhunë në banesën e një çifti fshatin Brataj të Selenicës. Duke kanosur çiftin e bashkëshortëve, ai ka marrë një shumë parash që ndodhej aty dhe është larguar.

Lajmi u bë i ditur nga policia përmes një njoftimi.

Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej