Sociologu: Shikojmë deputetët që ecin si gangstera, kriminelët shkojnë deri në Parlament

Sociologu Ergys Mërtiri teksa po komentonte lidhur me shkaqet e vrasjeve në familje, u shpreh se në Shqipëri transmetohet kultura e të fortit pasi shihet si model suksesi.

Mërtiri mori dhe shembullin e deputetëve që sipas tij, ecin në një mënyrë që të shfaqin stilin e “gangsterit”.

“Kulturën e të fortit e ndesh kudo, e ndesh edhe në parlament. Mjafton të shikosh se si ecin deputetët, ecin si gangstera, importimi.. kjo është çmenduri. Në çdo rrethanë të vrasësh vëllain për punë parash nuk mendoj se je normal që bën këtë. Një njeri që pranon burgun e përjetshëm, ka një arsye madhore në kokën e tij dhe që ka probleme psikologjike. Problemi është se kultura jonë e stimulon këtë. Që ti për të drejtën duhet të marrësh hak, kemi një sërë elementesh kulturor që na bën një shoqëri të dhunshme. Këtu të fortët, kriminelët dhe banditët bëjnë prokopi, bëjnë para, jetojnë mirë, shikoje ai shkon deri në parlament”, – tha Mërtiri në Opinion.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej