Sot e ekzekutuan me armë zjarri, 4 ditë më parë viktima doli në mbrojtje të birit, çfarë thoshte për policinë e Shkodrës

Ismet Çekorja është personi që u vra këtë mesdite në një atentat në lagjen Kiras në Shkodër.

4 ditë më parë, viktima kishte folur për mediet për të mbrojtur djalin e tij, Bajram Çekorja, i cili është shpallur në kërkim për atentatin që iu bë më 25 gusht, Alban Bruçit. Alban Bruçi i shpëtoi për mrekulli plumbave atë mbrëmje.

Ismet Çekorja ka thënë tre ditë më parë se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhej në një mjedis të monitoruar nga kamerat e sigurisë gjë e cila hedh poshtë sipas tij akuzat e policisë.

Viktima nuk kishte kursyer as kritikat për policinë e Shkodrës. Ai thoshte se që prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë nga pas djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.

58-vjeçari mohonte se djali i tij është i përfshirë edhe në ngjarjet e tjera kriminale për të cilat ka qenë i dyshuar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej