Sot i vranë babanë, vetë i shpallur në kërkim, Bajram Çekorja ishte dënuar për kultivim të bimëve narkotike

Detaje të reja kanë dalë në dritë për nga atentati ndaj Ismet Çekorjas, që mbeti i vrarë ditën e sotmen ë Shkodër.

Burime bëjnë me dije se djali i tij, Bajram Çekorja, në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit gjatë muajit gusht, ka qenë i dënuar me 4 vite burg në vitin 2019 për kultivim të bimëve narkotike.

Masën e sigurise “Arrest me burg” e kishte lënë në fuqi Gjykata e Shkalles se Parë Shkodër, për dy të arrestuarit shkodranë në operacionin e koduar “Komplesi” në Tiranë.

Bajram Bregu u arrestua gjithahstu gjatë operacionit dhe rezultonte i dënuar nga gjykata me 4 vite burg per kultivim te narkotikeve dhe armëmbajtje pa leje, vendim ky që pas arrestimit te Komuna e Parisit, mori formën e prerë. Gjithashtu në burg u la edhe përkrahesi i tij Bajram Çekorja.

Palët nuk thanë asnjë fjalë në sallën e gjyqit, ndërsa arrestimi i tyre sipas policise dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, u krye falë një pune të mirëorganizuar dhe sinjalizimeve që kishin patur më herët.

Ndërkohë Bregu, dyshohet si i përfshirë edhe në ngjarje te tjera kriminale, sipas burimeve policore.

Ismet Çekorja mbeti i vrarë pas një atentati në lagjen “Guerrile” në Shkodër pasditen e sotme. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Burime për Abc bënë me dije se 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar. Nuk dihet  nëse personi që e ka thirrur është edhe ekzekutori i tij.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej