SPAK nxjerr urdhrin dhe paralajmëron gazetarët: Të ndalohet menjëherë publikimi i dëshmive të Dumanit dhe Hoxhajt, do mbani do mbani përgjegjësi penale

Pas publikimeve të dëshmive të shumta të të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj që kanë zbardhur disa ngjarje të rënda, SPAK vjen më një paralajmërim.

I firmosur nga tre prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra SPAK ka lëshuar një urdhër për gazetarët.

SPAK ka konstatuar se prej disa ditësh në media vijojnë të qarkullojnë dëshmi të Nuredin Dumanit dhe Hernik Hoxhaj, ndërkohë që këto dëshmi sipas SPAK nuk duhet të publikohen pasi janë ngjarje ende në hetim dhe mbeten sekret hetimor.

SPAK ka nxjerrë urdhrin që të ndalohet menjëherë publikimi i dëshmive të të penduarve të drejtësisë, ndryshe gazetarët do të procedohen penalisht.

“Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve te shtetasve Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime dje janë edhe në cilësinë e bashkëpunëtorit te drejtesis Ndalimin e publikimit të përmbajtjes së këtyre akteve nëpërmjet shtypit apo informacionit masiv.

Moszbatimi i këtij urdhëri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve të nenit 295/a. paragrafet 4 dhe 5 të Kodit Penal” thuhet në njoftim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej