Spartak Ngjela: Po ka dhunë më 7 korrik, njerëzit e Berishës do ti çojnë në shtëpi me gazlotsjëllës

Spartak Ngjela nuk ka shumë pritshmëri nga protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike me 7 korrik.

Në një intervistë për Rtv Ora ai thotë se nëse do të ketë dhunë do të shpërndahen në shtëpitë e tyre me gaz.

“Po të bëjë dhunë do të ketë gaz lotsjellës dhe do të ikin në shtëpi”.

Të pamotivuara i gjen edhe arsyet e protestës.

“Nuk di cila është kërkesa.Duhet ta arsyetojë krizën ekonomike kurse çmimet dalin në treg nuk i ka shteti, është shtet kapitalist. Çmimet janë ngritur sepse Shqipëria nuk ka prodhim. Kush e zhduku prodhimin? 

Ata që eleminuan 500 fabrika me paratë e kundërshtarëve të Shqipërisë. Ka histori të dhimbshme Shqipëria në 30 vjet. Shqipëria nuk ka prodhim, qeveria aktuale nuk ka bërë lojë 8 vjeçare për prodhim”.

Megjithatë Ngjela shton se protestat janë shëndet por po ka dhunë i godet shteti.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej