Squllja e Edi Ramës, qeveria në dorë të kushërinjve

Konsumimi nga pushteti dhe lufta e fortë që po i bën SHBA prej kohësh, e ka squllur autoritetin e Edi Ramës në qeveri, ç’ka bën të mos jetë më ai kokoroçi i mëparshëm.

E siç u panë gjërat edhe me rastin e milionave në shtëpitë e Alda Klosit, këtu prej kohësh është rritur dora e vjedhjeve.

Ndërkohë, qeveria është në duart e kushërinjve që përdoren për të mbrojtur paratë, të cilët zyrtarët po i marrin jo me dy, po me katër duar.

Ka zyrtarë që mbajnë dy poste të rëndësishme në shtet, atu ku ndahen paratë, duke vendosur në postin e dublantit një njeri të afërt në fis, i cili nuk është gjë tjetër veçse kukull dhe transportues i parave.

E një nga këto klane kushërinjsh është edhe ai i Belinda Ballukut, e cila ka sot një pushtet edhe më të madh se Damian Gjiknuri dikur, pasi përveç energjisë, naftës, telekomunikacionit e koncensioneve, është edhe zv.kryeministre dhe zyrën e ka pranë Edi Ramës.

Belinda ka vënë ‘dorë të hekurt’ në të gjitha institucionet që ka në varësi, e tani po synon OSHE-në e milionave që ta vendosë në dispozicion të Ceno Klosit, i cili deri tani është Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Balluku ka hapur prej kohësh një front lufte me Ardian Çelën e OSHE-së, i cili është një lloj “feudali” pasi përfaqëson klanet e Durrësit, ndaj është dhe koordinator elektoral në qytetin bregdetar që ka Edi Ramën deputet, e lidhjet i mban me të.

Lufta ka nisur prej muajsh, e Balluku, në një event publik tha se nuk është e sigurtë nëse do të jetë Çela në krye të OSHE-së, por deri tani, drejtori aktual ka bërë rezistencë. Ndërkaq, një plus në perceptimin e fuqisë së Belinda Ballukut, është edhe prezenca e motrës së saj në istitucionet e vetingut. Duke i dhënë kështu idenë e një njeriu që fijet i ka të shpërndara kudo ku janë vendimet e forta të pushtetit.

Rrjeta nepotike e zv.kryeministres është shpërndarë në mënyrë perdife në një skemë ku ndodhen fijet e forta të pushtetit; nga tatimet te financat, nga vettingu te koncensionet e karburanteve, energjisë, telekomunikacioneve etj. Sapo erdhi në krye të ministrisë Balluku hoqi edhe Ilir Zelën nga kreu i AKEP, duke vendosur aty një këshilltar të kryeministrit, Tomi Frashërin. Ishte kohë e operacioneve të mëdha të shitjes së dy operatorëve të telekomunikacioneve.

Ndërkaq, në Dibër, ku Belinda Balluku është “Sekretare e Parë” nuk pyet asnjë prej deputetëve të qarkut, duke u marrë me gjithçka vetë. Ishte ajo që zhvendosi një vit më parë mjetet që po ndërtonin tunelin e Murrizit në Llogara, duke lënë në gjendje të mjerueshme qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Ku Bybassi i ndërtuar mbi tunel është tejet i rrezikshëm e kanë ndodhur shpesh aksidente të frikshme.

Askush nuk mban përgjegjësi për paratë e çuar dëm për ndërtimin e tunelit të Murrizit, i cili me kostot shtesë ka shkuar firifiu…

Ish-emigrantja në Greqi, e cila erdhi në zyrën e Ramës kur ishte kryetar i bashkisë, si një vajzë e paprovuar me pushtetin, sot është njeriu më i pushtetshëm në qeveri, e po avancon fort me ambicjet për të qenë ajo pasardhësja. /Pamfeti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej