Sulmi kibernetik, Karamuço: Mund të jetë hakmarrje e iranianëve për hetimet në kampin e muxhahedinëve

Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur për sulmet më të fundit kibernetike ndaj faqeve qeveritare, që çuan ndër të tjera edhe në mbylljen e e-albania.

I ftuar në “Radarin Informativ”, Karamuço tha se sulmet mund të jenë kryer nga grupe hackerash iranianë.

Sipas tij, sulmet mund të kenë ardhur pas ngjarjeve të fundit me agjentë iranianë në Shqipëri, teksa shtoi se vendi ynë në mediat e Iranit është cilësuar si një vend jo mik.

Ajo që nuk është thënë është se Shqipëria ka kohë që është në sulm të vazhueshëm kibernetik. E ngriti këtë shqetësim ministri i Mbrojtjes vitin e kaluar në parlament. Sulme ka pasur sidomos mbas 24 shkurtit, me fillimin e pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh për shumë shtete aleate të Ukrainës. Po në këtë rast ka dyshime se sulmi ka ardhur nga Irani, se ne kemi pasur disa ngjarje. Agjentë të gardës iraniane që janë arrestuar, janë vënë në hetim. Në mediat iraniane Shqipëria është cilësuar si vend armik. Janë dy grupe që janë shumë të fuqishme, “Blac Shadoë” dhe “Deus” mund të kenë sulmuar sistemet tona të mbrojtjes teknologjike.

81% e sulmeve kibernetike kanë të bëjnë me gjobëvënie virtuale. Nuk hyn dot në ato informacione pa nëse nuk jep gjobën. Në rastin shqiptar jam në dilemë, por “Black Shadow” dhe “Deus” janë edhe për gjobëvënie dhe kryerjen e akteve terroriste ndaj vendeve armike.

Qeveria ka bërë mirë që i ka bërë shut doën sistemit, ndryshe nuk do ekzistonte më. Qeveria duhet të marrë masa, të paguajë më mirë personat që merren me këtë. Është shumë e nevojshme qendra e mbrojtes kibernetike. Nuk bën një burim sulmin, janë të koordinuara mes hackerave dhe qeverive të vendeve jo mike. Do ketë sulme të intensifukuara”, tha ai.

Lidhur me kalimin e shërbimeve online, Karamuço tha se duheshin përgatitje paraprake.

Kërkonte si parapërgatitje për këto lloj skenarësh. Është bërë një marrëveshje për mbrojtjen kobernetike, por nuk është mjaftueshëm. Duhet të ketë ekspertë të mirëfilltë dhe bërthamë specialistësh shqiptarë. I kemi, por të keqtrajtuar dhe të keqpaguar”, u shpreh Karamuço.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej