Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare, Rama: Agresioni është zmbrapsur me sukses! Asnjë e dhënë s’është fshirë, shërbimet publike janë kthyer në punë

“Agresioni është zmbrapsur me sukses”. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama për sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare duke theksuar se falë punës së një skuadre shqiptar-amerikane, nuk është fshirë asnjë e dhënë dhe shërbimet publike janë kthyer në punë.

“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!

Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit! E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”, shkroi Rama në Twitter.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej