Sulmi kibernetik ndaj TIMS, në kufirin shqiptar mund të hyjnë e të dalin persona të rrezikshëm

Nëse personi është në kërkim, apo i dënuar, menjëherë kjo pasqyrohet në sistem dhe policia kufitare operon menjëherë. Por nga mbrëmë kufiri është lehtësisht i kalueshëm.

Sulmi kibernetik në pikat e kalimit kufitar të gjithë vendit, mes tyre në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë ka futur doganat në kaos.

Pikat e kalimit janë detyruar që të hapin regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Për sulmin, kryeministri Rama akuzoi sërish Iranin.

Por rënia e sistemit TIMS ka ngritur alarmin në policinë e shtetit. Ky moment mund të shfrytëzohet nga kriminelët për të kaluar lehtësisht kufirin.

Vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot personin e kërkuar.

Ky është një shteg i mirë për trafikantët e drogës, apo kriminelë të tjerë për t’u arratisur në hyrje apo dalje, pasi kontrolli nuk do të kalojë nëpër filtrat e dyshimit dhe riskut, të “magazinës” së emrave e të dhënave që janë në sistem.

Kufijtë shqiptarë presupozohet se janë të padepërtueshëm për krimin kur sistemi TIMS funksionon.

Nëse personi është në kërkim, apo i dënuar, menjëherë kjo pasqyrohet në sistem dhe policia kufitare operon menjëherë. Por nga mbrëmë kufiri është lehtësisht i kalueshëm.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej