Sulmi kibernetik nga Irani, Prokuroria nis letërporosi në 18 shtete të huaja

Me 9 Shtator Shqipëria u godit sërish nga një tjetër sulm kibernetik, i cili dyshohet të jetë kryer po nga i njëjti grup hakerash që kreu sulmin ndaj sistemeve qeveritare me 15 korrik.

Të dy këto sulme po hetohen në një dosje të vetme, pasi mendohet se  pas tyre është Irani. Grupi hetimor që po punon mbi këtë dosje i kryesuar nga Bledar Valikaj, ka kërkuar edhe ndihmën e disa shteteve të huaja.

Mësohet se  Ministria e Drejtësisë ka nisur 18 letërporosi në shtete të ndryshme, nga ku kërkohet identifikimi i IP, të cilat rezultojnë të jenë të lëvizshme dhe përmes tyre janë sulmuar sistemet qeveritare dhe ai TIMS.

Ndërkohë edhe kompania “Microsoft” e thirrur nga qeveria shqiptare për ndihmë, thotë se arriti të gjurmojë 4 grupe sulmuesish të lidhur me shërbimet inteligjente të Iranit.

Fillimisht hakerat ndërhynë në një server të pambrojtur të faqes administrata.al, në maj të vitit të kaluar që është edhe thyerja e parë e sistemit. Sulmi u përshkallëzua dhe korrik të 2022, hakerat tentuan inkriptimin dhe fshirjen e të dhënave në server, por sipas kompanisë sulmi dështoi.

Kompania thotë nga investigimi rezultoi se njëri prej grupeve, që u përfshi në hyrjen fillestare dhe vjedhjen e të dhënave, është i lidhur me EUROPIUM, një grup i lidhur publikisht me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit. Mikrosoft thotë gjithashtu se janë zbuluar edhe të dhëna të tjera, që e lidhin sulmin me Republikën Islamike të Iranit.

Sulmi i dytë kibernetik pas korrikut vjen pak ditë pasi Sqhipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët iranianë nga vendi. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit janë të tensionuara prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare strehoi anëtarët e grupit Muxhahedin, një grup opozitar ndaj regjimit në Teheran.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej