“Sulmi kibernetik nuk ia doli”, Rama: Shqipëria e teta në Evropë për teknologjinë më të zhvilluar

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë ditën e sotme ka theksuar dhe njëherë se sulmi kibernetik që erdhi nga Irani nuk ia arriti qëllimit.

Sipas tij, shkak i sulmit u bë strehimi i iranianëve nga vendi ynë.

Bazuar në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë lidhur me zhvillimin e sistemeve teknologjike.

Rama: Ne u përballëm me një sulm të rëndë nga Irani në përpjekje për të fshirë të dhënat tona dhe për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve online që është një sistem shumë i zhvilluar në Shqipëri. Vetëm dje në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë që nënkupton që kemi një sistem të sofistikuar të shërbimeve online.

Ata na goditën në një pjesë strategjike të funksioneve tona të përditshme. Shqipëria është i vetmi vend në gjithë Evropën që kishte më shumë hebrenj, sepse hebrejtë u mbrojtën dhe nuk ka asnjë dëshmi që iu dorëzuan nazistëve. Kur Sllobodan Milosheviç nisi spastrimin etnik, rreth gjysmë milioni njerëz erdhën në Shqipëri. Kur filloi lufta në Afganistan ne i hapëm dyer mijëra afganëve që askush nuk donte t’i merrte. Ishte një situatë e sikletshme për tu parë që anëtarët e NATO-s patën idenë e tmerrshme të largoheshin pa ta. Ne nuk mund t’i shpëtonim të gjithë por shpëtuam një pjesë të tyre.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej