Sulmi me armë në Pukë, kush është djali i ish-gjyqtarit të njohur i dorëhequr nga Vettingu (EMRI)

Policia ka njoftuar se ka identifikuar në kohë rekord autorin dhe e ka shpallur në pas ngjarjes në Puke. Mësohet se bëhet fjalë një 26-vjeçar, i cili rreth orës 00:20, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz ka qëlluar me armë në ajër. Në njoftimin e Policisë, nuk specifikohet se ngjarja ka motive politike.

“Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijon puna intensive për kapjen e 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.”,njofton policia.

Por ka disa fakte të tjera interesante mbi këtë ngjarje dhe mbi autorin. I shpalluri në kërkim ka qëlluar me armë tek Turizmi në Pukë që në fakt është pronë e knadidatit socialist. Gjithashtu burimet bëjnë me dije se behet fjalë për djalin e ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorehoq pasi filloi Vetingu, por që njëherësh është krahu i djatht? i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej