Tallja e Veliajt me studentët, “shpërthen” gazetari: Janë velur nga korrupsioni, nuk mendojnë më se çfarë thonë

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara ka komentuar deklaratën e disa ditëve më parë të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili ka përçmuar studentët të cilët jetojnë në konvikte.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Erebara thotë se në Tiranë, janë vendosur më shumë se 80% e popullsisë gjatë 100 viteve të fundit, dhe deklarata e Veliajt, do të krahasohet me një ‘vetëvrasje politike’.

Sipas tij, fakti që dikush mund të bëjë gafa të tilla dhe të mbijetojë tregon se sa e ka shkatërruar korrupsioni demokracinë.

“Tirana është qyteti ku 80% a më shumë e popullsisë është vendosur gjatë njëqind viteve të fundit, ardhur nga diku tjetër. Dhe ta ha mendja se në kushte demokratike, t’u hakërrehesh 80% të popullsisë do të thotë të bësh vetëvrasje politike. Dhe fakti që dikush mund të bëjë gafa të tilla idioteske dhe të mbijetojë, tregon se sa e ka shkatërruar korrupsioni demokracinë.

P.s. Në Romën e lashë një fisnik i ri garonte në zgjedhje. Siç ishte zakoni, ai doli në shesh për të shtrënguar duart me popullin. Por njëri nga populli, i kishte duart me kallo nga puna. I çuditur, fisniku i ri dhe pa eksperiencë i dha gojës tepër. Ai pyeti: Çfarë bëni me këto duar që ju janë bërë kështu, ecni me to?! Polibi, i cili shënoi këtë incident, nuk harroi të shënojë se i riu, fisnik apo jo, i humbi zgjedhjet.”, shkruan Erebara.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej