Tapë në timon, arrestohet shoferja 38-vjeçare në Tiranë

Një 38-vjeçare nga Tirana është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjende të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen M. I., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur”, indormojnë blutë.

Përdorimi i alkoolit në timon është një nga kontrollet kryesore që Policia Rrugore e kryeqytetit po kryen testet tek shoferët e të gjitha moshave. Vetëm për këtë shkelje, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë konstatuar mbi 1 mijë e 500 shoferë nën ndikimin e alkoolit.

Kohët e fundit shqetësues është edhe fenomeni i femrave që janë gjetur në timon në gjendje të dehur.

“Gjatë këtyre 5 muajve kemi shtim të rasteve të përdorimit nga drejtueset e mjeteve që janë femra”m konstatoi specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka në një intervistë për Abc disa ditë më parë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej