“Të mbeta në dorë…” Publikohet video e rëndë e rrahjes së policit në Tiranë

Një efektiv policie dhe një i afërmi i tij u dhunuan nga një grup personash në rrugën “Besim Alla” në Tiranë, mëngjesin e së shtunës në kryeqytet. Policia njoftoi se për këtë rast ka mundur të arrestojë një 29-vjeçar të identifikuar si Blerim Bulica, 29 vjeç, banues në Tiranë.

4 persona të tjerë të përfshirë në konflikt janë ende në kërkim: Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç dhe Benard Aliaj, 34 vjeç. Këtë të diel u publikua në rrjetet sociale një tjetër video nga ngjarja. Në video dëgjohen të bërtiturat dhe ulërimat e personave që dhunohen.

“Të mbeta në dorë o Bekim”, – dëgjohet duke thënë një prej tyre që mesa duket i drejtohet Bekim Bulicës. Ndërsa një grua që filmon skenën dëgjohet të thotë e traumatizuar: “E rrahën”. Ata i bënë pritë efektivit të policisë duke i bllokuar rrugën në momentin që u fut me makinë në sheshpushimin e pallateve. Autorët i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, e më pas kanë nisur të godasin me shkopinj bejsbolli drejt xhamave të automjetit të tij.

Efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar. I arrestuari Blerim Bulica ka deklaruar se shkak i ngjarjes është bërë një shumë parash.

I riu thotë se efektivi i policisë i ka marrë një shumë parash atij dhe nuk ia ka kthyer. Sipas Bulicës, konflikti ka qenë i hershëm, pasi ata njiheshin që në Kukës. Po ashtu ai ka theksuar se sa herë që janë takuar, kanë përfunduar në fyerje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej