Të panjohurat e largimit të Arben Ahmetajt pas ikjes së Ilir Metës!

Sipas gjasave, Rama me shkarkimin e Arben Ahmetajt, po e shtyn njeriun e tij të afërt në një mëkat, apo edhe në një mision ‘Jude’, stil që kryeministri e ka përdorur gjithë këto vite…

Shumë po e komentojnë gjithë këtë paradite largimin e Arben Ahmetajt, si një logjikë për të çliruar qeverinë nga një ftesë apo mandat nga SPAK për numrin dy të qeverisë.

Megjithatë situata në terren duket pak më ndryshe. Ahmetaj u vendos si numri dy i qeverisë pa një portofol përkatës, duke zëvendësuar Erion Braçen, pikërisht për të qenë një “libero” në një rast thirrje nga Prokuroria e Posaçme. Madje vetë Ahmetaj e ka ditur këtë situatë, siç e ka ditur se është 24/7 në ndjekje nga njerëzit e kryeministrit se si do të reagojë.

Gjithsesi, shkarkimi i “Tigrit” një ditë pas ikjes së Ilir Metës nga Presidenca, nuk ka si të jetë ndryshe, vetëm një sinjal e mesazh i qartë në lidhje me Ilir Metën. Pasi edhe kur Ahmetaj u rikthye në postin e ministrit të Rindërtimit në vitin 2020, u fol se ishte një lloj ure, një lloj kompromisi ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Shkarkimi i Ahmetajt, pak orë pas ikjes së Ilir Metës nuk mund të jetë tjetër veçse një mesazh i lidhur me kryetarin e sotëm të LSI-së.

Po a janë të vërteta zërat që thonë se dokumentet në LSI i ka çuar Tigri?

A janë të vërteta zërat që thonë se zv.kryeministri i shkarkuar është një nga njerëzit që mund të merret në pyetje nga SPAK?

Fakt është se Ahmetaj është një nga zyrtarët e denoncuar në SPAK nga ana e Partisë Demokratike, siç janë të vërteta zërat për relacione të mira me Ilir Metën. Ndërkohë që Presidenti i deri djeshëm e firmosi tak- fak ‘Tigrin’, kishte refuzuar që të dekretonte disa anëtarë të qeverisë së Edi Ramës.

Po a e largon ky shkarkim, Arben Ahmetajn nga enturazhi i kryeministrit? Këtu gjërat janë edhe më të thella sesa duken. Pasi nuk bëhet fjalë për një largim nga qeveria, por për një shkarkim tipik. Nëse do të ishte lirim, ai do të shoqërohej me veprime të tjera, emërime apo ndryshime qeveritare.

Sipas gjasave, Rama me shkarkimin e Arben Ahmetajt, po e shtyn njeriun e tij të afërt në një mëkat, apo edhe në një mision ‘Jude’, stil që kryeministri e ka përdorur gjithë këto vite. Por, një burim diplomatik u shpreh dje për “Pamfleti”, se nuk është aspak çudi që mbi Arben Ahmetajn të vijë një ndëshkim i fortë si nga Uashingtoni dhe Londra për ta shpallur ‘non grata’. Natyrisht, nuk se ‘Tigri’ do të jetë i vetëm, bëhet fjalë për një duzine, ku janë në tavë edhe emra që sot kanë poste të rëndësishme në drejtimin e mazhorancës…/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej