Të shtëna me armë zjarri, tentohet të vritet një person

Sherri për pronat ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit në Skrapar, ku një person është tentuar të vritet nga bashkëfshatari i tij.

Policia thotë se A.H. tentoi të vriste me armë bashkëfshatarin Q.Sh. duke qëlluar në drejtim të tij. Fatmirësht, plumbat nuk e kapën dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Forcat e policisë që ndërhynë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, arrestuan të dyshuarin A.H.

Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI ZYRTAR

Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi A. H. kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej