Të shtënat me armë në Shkodër, Alban Bruçi i shpëton plumbave, në 2016 tentoi të vrasë një person

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Shkodër ku në drejtim të një automjeti tip ‘Audi A3’ u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Drejtuesi i mjetit Alban Bruçi, një emër jo i panjohur për policinë iu ka shpëtuar plumbave ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.

Identiteti i autorit i cili qëlloi me pistoletë ende nuk dihet ndërsa kanë nisur hetimet. Ajo çka dihet deri më tani, është e shkuara e objektivit Alban Bruçi i cili i shpëtoi atentatit.

Ky i fundit, në vitin 2016 është arrestuar nga blutë e Shkodrës pasi qëlloi gjithashtu me armë në drejtim të një automjeti ku ndodhej shtetasi me inicialet A.J.

Ngjarja në 2016
Në prangat e Policisë Shkodër përfundoi Alban Bruçi, 19 vjeç. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 1 prill të këtij viti në lagjen “Vojo Kushi” pas teatrit “Migjeni”. I iu qëlloi me armë në drejtim të shtetasit me iniciale A.J, i cili po udhëtonte me një automjet.

Bruçi akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Ne 1 Prill ngjarja që terrorizoi banorët e zonës ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni” ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan se kishin qënë 2 automjete një me targa italiane dhe automjeti tjetër me targa të huaja.

Njëra nga makinat kishte qënë në ecje kur një person ka qëlluar me kallashnikov nga dritarja e pasagjerit në drejtim të automjetit tjetër të parkuar në rrugë ku brenda po qëndronin disa persona të cilët mendohet se i janë përgjigjur me armë.

Ndërkohë që tre muaj më vonë blutë e Shkodrës kanë zbardhur edhe dinamiken e kësaj ngjarje duke vënë në pranga një shtetas.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej