“Të theret një pulë e zezë”, kërkesa e kryebashkiakes pas vdekjes së 60-vjeçares në Bashkinë e Lushnjës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në ambinetet e Bashkisë së Lushnjës, ku një grua ka ndërruar jetë.

Ka ndërruar jetë Shpresa Cani, 60 vjeç. Qytetarja ka shkuar në bashki për të kërkuar llogari se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë me forcë jashtë. 60-vjeçarja ashtu e zhgënjyer ka kërkuar që të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja ka ndërruar jetë në vend.

Nga kjo ngjarje kryebashkiakja është tronditur dhe madje ka kërkuar që të bëhej dhe një kurban në bashki.

Burime për media bëjnë me dije se Sefa ka kërkuar që në vendin që vdiq 60-vjeçarja të theret një pulë e zezë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej