“Të udhëhequr nga nongrata dhe SHIK-sa”, Rama për protestën e pedagogëve: S’do ketë rritje pagash deri pas daljes së dimirit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë për protestën e pedagogëve duke theksuar edhe një herë se nuk do të ketë rritje të pagave deri pas daljes së dimrit.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe lajmet ku u tha se kërkon që t’u bëhet vetting pedagogëve duke sqaruar se kjo nuk është thënë nga ai, por as menduar.

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk  do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria” shkruan Rama në postimin e tij në “Twitter”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej