“Të zbatohet paketa anti-krizë”/ Unioni i Transportit Publik paralajmëron: Rrisim çmimin e biletës deri në mbylljen totale

Shoqata e Transportit Urban në Tiranë ka paralajmëruar një rritje të çmimit të biletës. Përmes një deklarate, Unioni ka renditur vështirësitë që kanë ardhur nga pandemia, lufta dhe kriza ekonomike. Në mënyrë që të përballojnë krizën ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi në të kundërt do të rrisin çmimin e biletës. Në kërkesën e shoqatës, gjithashtu thuhet se për muajin gusht nuk do të ofrohen abone.

Njoftimi:

Të nderuar!
Në vijim Unioni i Transportit Publik i kërkon instancave shteterore ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimimt subvensionues për vijushmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të sajë rritjen e çmimit biletës të biletës, për ta kthyer këtë shërbim rentabel! 
Në rastë të mos reagimit operatorët nuk mund të ofrojnë biletat mujore (abone) për muajin Gusht 2022, duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej